Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në disa qytete, ARRSH jep informacione mbi situatën e rrugëve!

Reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se deri më tani nuk ka probleme në akset nacionale.

“Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerjeRrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme, njofton ARRSH.

Një apel ka dhe për drejtuesit e mjeteve “që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Reshje me intensitet ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Prej pak minutash reshjet janë intensive ndërsa vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve tek baypass-i i Murrizit , pjese e rrugës se Arbrit.

Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por as atje momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.