Showbiz

Richard Gere baba në moshën 69-vjeçare

Ai ka një djalë 18-vjeçar nga martesa e kaluar me Carey Lowell por Richard Gere nuk e ka lënë me kaq.

Bashkëshortja e tij spanjolle, Alejandra Silva është në pritje të fëmijës së saj të parë që e bën aktorin hollivudian baba në moshën 69-vjeçare.

Çifti janë shumë të emocionuar për këtë fakt ndërkohë që publicistja ka bërë një postim shumë special në Instagram. Ajo ka ndarë me 30.000 ndjekësit e saj një foto ku Richard Gere dhe Dalai Lama fërkojnë barkun e saj të fryrë në shenjë bekimi.