Showbiz

Richard Gere dëshiron të bëhet baba në moshën 69-vjeçare

Aktori hollivudian Richard Gere besohet se dëshiron të bëhet baba në moshën 69-vjeçare.

Ai lidhi kurorë me gruan e tij në muajin prill të këtij viti në Spanjë dhe në një intervistë të dhënë së fundmi Richard rrëfeu se ka gjetur dashurinë e vërtetë me Alejandra Silvan.

Gere ka gjithashtu një djalë nga martesa e tij e mëparëshme me Carey Lowell ndërsa lidhjen e re me spanjollen e bëri publik në vitin 2015.

Burime pranë tij kanë konfirmuar për “Daily Mail” se dëshiron shumë që ta zgjerojë familjen e tij me një tjetër fëmijë.