Showbiz

Rinis konflikti mes Blunt dhe Gjikos, çfarë ka ndodhur tani?!

Javë më parë Blunt & Real ngritën një sërë akuzash kundrejt Gjikos, Ledrit dhe Faton Shoshit sa i përket fshirjes së klipit të dyshes nga kanali i Youtube.

Konfliktet dhe akuzat që morën zjarr në rrjetet sociale i kaluan limitet dhe ndërkohë që mendohej se çdo gjë kishte marrë fund, ata rinisin sërish thumbimet.

Këtë herë ofendimet erdhën në formë meme-sh të krijuara nga Blunt i cili i ka postuar ato në rrjetet sociale, konkretisht në historinë e Instagram-it, pas kundërpërgjigjes së Gjikos, javë më parë.

Ende nuk është e qartë se përse ky konflikt ka rifilluar e gjithashtu nuk dihet se kur do të marrë fund. Blunt & Real gjithashtu kanë lajmëruar se shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri muzikor si ‘dis’ kundrejt Gjikos.