Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Rita Ora sërish si aktore, këngëtarja zbulon rolin e saj më të ri në serialin e Disney!

Krahas sukseseve të jashtëzakonshme në muzikë e kohëvë të fundit edhe si anëtare e jurisë në ‘The Voice’, Rita Ora vazhdon të tregojë vetën edhe në botën e aktrimit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është përfshirë në ekipin serialit që pritet të prodhojë Disney, “Beauty and the Beast”.

Njoftimi u bë gjatë turneut të shtypit dimëror, të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit.

Në serialin “E bukura dhe Bisha”, Ora do të luajë si “një e arratisur me aftësi të mbinatyrshme, që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë”. Ajo i bashkohet një kasti që përfshin Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin.

Gad shërben gjithashtu si producent ekzekutiv, së bashku me Edward Kitsis dhe Adam Horowitz.

Rita Ora ka disa eksperienca si aktore përfshirë filmat: “Fifty Shades of Grey”, “Fast & Furious”, “Southpaw”, “Pokemon: Detective Pikachu” dhe “Twist”.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit  ‘E bukura dhe Bisha”! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja ‘Beauty and the Beast’ me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore. Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/CZsBerhFhfb/