Showbiz

Sa u paguan Ermal Meta dhe Rita Ora për koncertet në Tiranë?!

Ermal Meta dhe Rita Ora kanë elektrizuar Sheshin Skënderbej dhe kanë argëtuar adhuruesit e tyre me performancat plot energji.

Më datë 1 dhe 3 qershor atmosfera në kryeqytet ka qenë energjike ku qindra-mijëra të rinj kanë kërcyer e kanë shijuar performancat e dy artistëve.

Pas përfundimit të koncerteve të tyre lindi pyetja; “Sa janë paguar Ermali me Ritën për koncertet në Tiranë”. Përgjigja e kësaj pyetje nuk ka vonuar pasi këtë gjë e ka zbuluar vetë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për “Dita e 8”.

Ai u shpreh se për ardhjen e dy artistëve shumë të dashur shqiptarë nuk është shpenzuar as edhe një qindarkë. “Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim dhe këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”,-tha ai.