Celebrities Music Showbiz

Samanta Karavella na njeh me projektin e saj më të ri muzikor!

Këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, i cili përbëhet nga dy këngë. Artistja ka zgjedhur të ndërthurë këto dy këngë në një videoklip me minutazh rreth 5 minuta.

Projekti i ri titullohet “Mala x Cha Cha Cha” dhe duhet thënë që i ka dhuruar kësaj vere akoma më shumë ritëm dhe energji të mirë. Për muzikën Samanta ka bashkëpunuar me Muma-n, i cili po ashtu është edhe tekstshkruesi i këtyre dy këngëve.

Kënga e parë “Mala” është shumë ritmike dhe të detyron të këcesh. Sikurse mund të mendohet nga titulli, Samanta vjen në këtë pjesë si një vajzë “e keqe” sepse të tillë e ka bërë djali që i theu zemrën. E veshur e tëra me të zeza dhe shumë sensuale, Samanta shfaqet duke kërcyer në një sallë palestre.

Ndërkohë, në “Cha Cha Cha” vjen si një vajzë lozonjare dhe me një look më minimalist se ai në klipin e parë. Edhe kjo këngë, gjithashtu është shumë ritmike e me energji të mirë. Duket se këtë verë do të mund t’a shijojmë me disa projekte të reja shumë të këndshme.