Celebrities Gossip Showbiz

Capital T vjen me një bashkëpunim muzikor me këngëtaren e njohur shqiptare, ja kush është ajo!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ka vetëm pak ditë që Capital T ka publikuar bashkëpunimin e tij të fundit me Ledri Vulën dhe Majk, i cili titullohet “Yjet dalin natën”. E duket se shumë shpejt artisti do të vij me një tjetër bashkëpunim të ri dhe si rrallëherë me një artiste dhe ajo është Samanta Karavella. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka postuar një Tik Tok me këngën e re në sfond.

@samantaaofficial

Se jena kan 1 , e jena bo 2 E qysh bohem 3 e dina na dy #tiktok #viral #fyp #samantaxcapitalt

♬ original sound – Capital T

Para pak kohësh kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar rreth një muaj më parë. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.