Celebrities Gossip Showbiz

Samanta së shpejti do të sjellë ‘Margarita’!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi sapo ka paralajmëruar se është duke xhiruar videoklipin e projektit të saj më të ri. Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja me anë të postimi në Instastory.

Në video-n e treguar artistja krahas na ka zbuluar dhe titullin e këngës, megjithatë ende nuk kemi një datë publikimi dhe ne jemi duke pritur gjithë sy e veshë.

E ftuar para disa muajsh në  “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë. Ndër të tjera, ajo foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.