Celebrities Showbiz

Selena Gomez ka përgjigjen perfekte për të gjithë ata që komentojnë peshën e saj trupore!

Këngëtares dhe aktores së njohur Selena Gomez nuk i intereson fare se çfarë thonë komentuesit lidhur me peshën e saj trupore. 29-vjeçarja doli me një mesazh të fuqishëm për pamjen e saj, duke deklaruar se “ajo është perfekte ashtu siç është” në rrjetet e saj sociale.

Ajo gjithashtu tha në TikTok përmes një videoje se nuk i intereson pesha e saj sepse pavarësisht se si duket, dikush do të ketë diçka negative për të thënë për të. Ajo u shpreh se:

Pra, po përpiqem të qëndroj e dobët, por shkova te ‘Jack in the Box’ dhe mora katër taco, tre hamburger, qepë të skuqura dhe një sanduiç me pulë pikante. Por sinqerisht, nuk më intereson pesha ime, sepse njerëzit gjithsesi do ta komentojnë. ‘Ti je shumë e dobët’, ‘Je shumë e shënoshë’, ‘Kjo nuk të përshtatet’.

Selena e mbylli videon me fjalët që secili prej nesh duhet t’i dëgjojë apo t’i thotë për veten e tij:

Jam perfekte ashtu siç jam. Morali i historisë? Mirupafshim.

Ashtu si shumica e vajzave dhe grave të famshme, përmasat dhe format e Selena-s janë komentuar prej vitesh. Vitin e kaluar ajo zbuloi për revistën “Vogue” se për shkak të diagnozës së saj Lupus ajo ka luhatje të shumta në peshë.

Është ilaçi që duhet të marr për pjesën tjetër të jetës sime, kjo varet edhe nga muaji, për të qenë e sinqertë. Pra, për mua, vërtet e vura re kur njerëzit filluan të më sulmonin për këtë. Dhe në realitet, kjo është vetëm e vërteta ime, unë kam luhatje. Varet se çfarë po ndodh në jetën time.

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Selena Gomez teksa ishte në një koncert të Dua Lipa-s u pa në shoqërinë e biznesmenit shqiptar, Zen Matoshi. Ata madje bënë edhe disa foto së bashku dhe mënjeherë të gjithë fansat e këngëtares filluan të aludonin se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi. Por, një burim i sigurt tha se:

Ata janë miq. Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar Selenën në këshillim.