Aktualitet

Sezoni i festave/ Vijojnë hyrje-daljet në Qafë Thanë e Kapshticë! Ja shifrat e 24 orëve të fundit

Pasi kaluan në vend festat e fundvitit emigrantët shqiptarë kanë nisur të rikthehen në Greqi përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas të dhënave nga policia kufitare për datën 02 janar, në Kapshticë kanë hyrë 2727 dhe kanë dalë 6321 persona.

Pavarësisht shifrës së lartë të regjistruar në dalje të Shqipërisë situata ka qenë normale dhe nuk ka pasur probleme apo vonesa për emigrantët ndërkohë që fluksi pritet të shtohet gjatë ditëve në vijim. Autoritetet thonë se për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

Rikutojmë gjithashtu se një javën e fundit të vitit 2023 ka pasur një fluks mjetesh si në hyrje ashtu edhe në në dalje të vendit. Ardhja e emigrantëve, por edhe largimi i shqiptarëve për festa, ka shkaktuar ngarkesë në pikat kufitare.