Aktualitet

Fluks në Kapshticë, pala greke punon me sportel të reduktuar! Krijohet radhë kilometrike mjetesh!

Fluks mjetesh raportohet në Kapshticë ditën e sotme, si në hyrje ashtu edhe në në dalje të vendit.

Ardhja e emigrantëve, por edhe largimi i shqiptarëve për festa, ka shkaktuar ngarkesë në pikën kufitare me Greqinë. Sipas të dhënave në 24 orët e fundit kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185.

Pala shqiptare punon me 6 sportele kurse ajo greke me 3, çka ka shkaktuar edhe vonesa të shumta.

Edhe në Portin e Durrësit ka pasur një fluks të lartë. Mbi 9500 persona kanë mbërritur në Durrës për festa gjatë 48 orëve të fundit në port. Paraditen e së shtunës me 2 tragete të linjës Bari- Durrës mbërritën 2500 persona, ndërsa deri në mbrëmje priten edhe 3 tragete të tjera.

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit dhe homologu shqiptar Taulant Balla kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me situatën e rendit në dy vendet dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive.

Mësohet se pala Shqiptare ka kërkuar rritje të sportele në pikat kufitare me qëllim pakësimin e radhëve gjatë ditëve të festave të fund vitit, pasi këtë vit vihet re një rritje e numrit të emigrantëve por edhe turistëve që dëshirojnë të vizitojnë vendin tonë për ndërrimin e viteve.

Zoti Ikonomou shprehu qëndrimin konstant për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat që këto ministri mbulojnë.

Aktualisht në pikat dalëse në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë ka radhë e cila varion nga 50-500 metra, në varësi të orareve të lëvizjes.