Botë e Çuditshme Food & Drink

Shënohet rekordi botëror në ngrënien e hot-dogëve!

Joey Chestnut vazhdoi traditën e tij duke ngrënë më së shumti hot-dog, në një sfidë publike me shumë konkurrent. Ai, së bashku me shumë të tjerë në Coney Island të SHBA-ve, garoi për çmimin e parë në këtë aktivitet dhe për 10 minuta arriti t’i hante 62 hot-dog.

Garuesi i dytë përfundoi me gjithsej 49 hot-dog, e të tjerët ishin nën 35. Atmosfera ishte e zjarrtë në publik, teksa garuesit ishin vendosur në një skenë të hapur dhe po hanin hot-dog. Chestnut, 39-vjeçar, ka thyer edhe më parë rekorde të ushqimit.

Miki Sudo siguroi fitoren e nëntë në konkursin vjetor “Nathan’s Hot Dog Eating Contest”. Gruaja 37-vjeçare, e cila zë vendin e tretë në botë për të ngrënurit të shpejtë, arriti të konsumonte 39 hot-dog e gjysmë dhe disa simite për dhjetë minuta në një garë të ngushtë kundër rivales Mayo Ebihara, ndërsa turma e madhe ulërinte në restorantin ikonik, Nathan.