Aktualitet

Sherr me thika në Mat, plagoset një 17-vjeçar/Shoqërohet autori i dyshuar 14-vjeç!

Plagosje me thikë në Mat, lëndohet një 17-vjeçar, ndërsa policia shoqëroi një të mitur tjetër të moshës 14-vjeç. Paraprakisht, mësohet se ata u përfshinë në një sherr për motive të dobëta.

Policia njofton se i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve e nuk jepen informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zenisht. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe shoqëruan 14-vjeçarin.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 08.40,  në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.