Showbiz

Shpat Kasapi zbulon të vërtetën mbi vajzën marokene

Ditën e kaluar portalet online shpërthyen në aludime se Shpat Kasapin më në fund po e shohim të lumtur në një lidhje të re.

Vajza bukuroshe duket se nuk është asgjë më tepër se një shoqe e mirë e tij dhe këtë gjë e ka pohuar vetë këngëtari teksa ka qenë i ftuar në emisionin Pop Culture.

Ai ka shtuar se marokenia nuk është e dashura e tij, ajo është një mikeshë e mirë nga e cila ai frymëzohet për jetën. Gjithashtu Shpati është kthyer pas në kohë për të kujtuar momentet që kanë shënuar kulmin e karrierës së tij.

Kasapi ka treguar se asokohe nënshkruante tatuazhe në vende të ndryshme të trupit të fanseve të tij si për shembull në gjoks apo tek këmbët e tyre.