Aktualitet

Shpërthim në Tiranë, lëndë plasëse një biznesi!

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Tiranë, pranë një biznesi në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes e fatmirësisht nuk pati të lënduar. Nuk munguan dëmet materiale. Policia doli me një njoftim paraprak, ndërsa vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë Tiranë, në të cilin thuhet:

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pronari i lokalit të cilit iu dëmtuan xhamat tha se nuk ka konflikte me njeri, por hedh dyshime te konkurrenca. Nuk përjashton as mundësinë që veprimi të jetë ndërmarrë nga ndonjë klient i pakënaqur. Nga kamerat e sigurisë është fiksuar çasti kur lënda plasëse hidhet nga një makinë në lëvizje.