Celebrities Showbiz

“Shpresoj të të kem bërë krenar…”/ Juli i thotë çfarë nuk mundi t’i thoshte babait të ndjerë, aktorit Zef Deda!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Gjatë një “telefonate” me babanë e ndjerë, mes lotësh, Juli u shpreh:

Ta marr babën, se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babushi im, zemra ime sa më ka marrë malli për ty. Ja gjithmonë kështu më ke thënë, ku je more Jul baba. E di, e di që je shumë mirë. Je me engjëj atje. Mos ki asnjë merak për këtu. Unë po të flas nga shtëpia e BBV babo, të thashë para se të largoheshe nga ne, ta thashë që do futesha në Big. Me the, “me u fut bab, me i tregu vlerat e tuaja, me bo qejfin tan edhe me luftu si trimat” dhe unë atë jam duke bërë bab. E di që më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar. Në fund të lojës, ndoshta nuk ma thotë dot por e di që je krenar për mua. Edhe ne jemi të gjithë krenar për ty, edhe pse nuk je këtu me ne, je në zemrat tona babo.