Showbiz

Shuhet aktorja e famshme në moshën 49-vjeçare

Një atak në zemër i ka marrë jetën në moshën 49-vjeçare aktores së njohur të kinematografisë botërore.

DuShon Monique Brown u shua në shtëpinë e saj në Çikago, ndërsa pak ditë më parë ishte raportuar se ishte dërguar me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta në kraharor.

Pas një kontrolli, mjekët e kishin dërguar në shtëpi pasi gjendja e saj ishte përmirësuar ndjeshëm, por një arrest kardiak ka rezultuar fatal për të ndjerën. Brown është e njohur për rolet në disa filma, si “The Dilemma”, “One Small Hitch”, “Unexpected”, “Surprise Me”.