Bota

Shuhet në moshën 96 vjeçare zëri origjinal i Ken në “Barbie”, Bill Cunningham!

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Bill Cunningham, zëri origjinal i të dashurit të “Barbie”, Ken. Cunningham themeloi kompaninë që u bë CESD Talent Agency më shumë se 50 vjet më parë. Lajmin e konfirmoi agjencia për Deadline. I quajtur fillimisht Cunningham & Associate’s kur filloi për herë të parë në vitet 1970, CESD specializohet në përfaqësimin komercial, me zë, film, televizion, komedi, kërcim etj.

“Ai ishte një njeri pozitiv, i shoqërueshëm, me klas, i cili ndikoi pozitivisht te të gjithë ata që përfaqësonte dhe punësonte. Ishte nderi ynë ta njihnim atë dhe të mësonim prej tij”,-thuhet në deklaratë. Para se të nisej për në Hollywood, Cunningham i lindur në San Francisko në 1927 shërbeu në Marinën e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu këndoi dhe bëri turne me “Fort Emory Drum” dhe “Bugle Corp”. I ndjeri ndoqi pasionin e tij për të kënduar, gjë që i dha atij koncertin e tij të parë në NBC, “Voices of Walter Schumann” dhe “The Tennessee Ernie Ford Show”. Më pas ai u bë zëri i të dashurit të “Barbie”, Ken dhe u shfaq në albumin e vitit 1961, “Barbie Sings”.