Showbiz

Shuhet ylli i muzikës Country, Billy Joe Shaver

Një lajm i keq për të gjitha fansat e muzikës Country. Kantautori, Billy Joe Shaver, ka ndërruar jetën në moshën 81-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e cila nuk është bërë e ditur.

Shaves bëri bujë në vitin 1973 me albumin e tij debutues, “Old Five and Dimers Like Me” dhe ishte i njohur për kontributin e tij në “Outlaw country” në vitet 1970.

Sipas ikonës së muzikës, Willie Nelson, Shaver ishte kompozitori më i mirë. Këngët e Shaver u incizuan dhe u realizuan nga Johnny Cash, Elvis Presley, Kris Kristofferson, Jerry Lee Lewis.

Billy Joe u fut në “Texas Country Music Hall of Fame” në vitin 2006. Ai ishte gjithashtu një anëtar i “Nashville Songëriters Hall of Fame” në vitin 2002.

Rikujtojmë se artisti amerikan lindi më 16 gusht të vitit 1939 dhe vdiq më 28 tetor të vitit 2020.