Celebrities Live From Tirana

Si kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve në Instagram?

Këtë javë në rubrikën shumë të ndjekur, ku njiheni me ndryshimet e ndodhura në Instagram-ët e VIP-ave shqiptarë apo të huaj, “Social Top 5” kanë ndodhur mjaft të papritura.
Prej javësh tashmë nuk ka patur personazhe të cilët kanë patur rënie drastike në numrat e ndjekësve, por këtë herë është ndryshe. Një artist shumë i njohur ka pësuar humbje në shifrat e ndjekësve të tij, por sigurisht nuk mungojnë personazhet që kanë shtuar shumë ‘followers’ në llogaritë e tyre në Instagram.
Njihuni se cilët janë emrat më të preferuar nga publiku ndër personazhet botërorë dhe ata shqiptarë.

Personazhet e huaj:

4- Në vend të katërt për këtë javë ndodhet aktorja shumë e dashur, Megan Fox, e cila ka shtuar 200 mijë ndjekës.
3- Vendin e tretë e zë artistja shumë e talentuar, Adele, me 400 mijë ndjekës të shtuar.
2- Në vend të dytë qëndron Kim Kardashian, të cilës i janë shtuar 1 milion ndjekës.
1- Vendin e parë e zë miliarderja Kylie Jenner, e cila ka shtuar 1 milion ‘followers’.

Personazhet shqiptarë:

5- Në vend të pestë për këtë javë qëndron një prej banorëve të rinj të “BBVIP”, Igli Zarka, ai ka shtuar 1 mijë ndjekës.
4- Vendin e katërt e zë bukuroshja Einxhel Shkira që ka shtuar gjithashtu 1 mijë ndjekës.
3- Sara Berisha qëndron në vendin e tretë me 1.7 mijë ndjekës të shtuar në llogarinë e saj në Instagram.
2- Këngëtarja mjaft e dashur, Fifi, ka shtuar në Instagram-in e saj 3 mijë ndjekës.
1- Vendin e parë e zë Donald Veshaj, të cilit i janë shtuar 5 mijë ndjekës.

Personazhi që ka humbur ndjekës për këtë javë është artisti i talentuar, Adam Levine, i cili ka pësuar rënie në numrin e ndjekësve me 100 mijë.