Celebrities Gossip Showbiz

Si reagon Sabiani për puthjen e ndodhur mes dy miqve të tij brenda “BBV”, Ilirit dhe Arjolës?!

Ilir Shaqiri padyshim është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me gjithë zënkat, debatet dhe nominimet e vazhdueshme në të cilat është përfshirë, ai ia ka dalë të vazhdojë lojën me qëllimin e qartë për të arritur deri në fund.

Nga ana tjetër, po aq e komentuar është dhe mikesha e tij, Arjola Demiri. Arjola është një nga banoret e “Big Brother VIP” që ka shkaktuar jo pak emocione me historitë e saj.

Dhe duket se pikërisht kjo dyshe kanë qenë më të përfolurit në rrjet së fundmi. Arsyeja? Një puthje e ndodhur mes tyre.

Prova e kësaj jave ka bashkuar pikërisht Arjolën dhe Ilirin. Në këtë provë të dhënë nga “Vëllai i Madh” banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy. Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të rikrijuar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”. Gjatë këtij interpretimi, Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo qe iu afrua Ilirit.

Për këtë situatë ka reaguar gjithashtu edhe miku i ngushtë i Ilirit, por njëkohësisht edhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Sabiani. Ai është shprehur:

Shiko, unë nuk reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga Vëllai i Madh, nuk është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, nuk ka asgjë të keqe. Edhe unë do të puthesha në një situatë të tillë.

Tashmë Sabiani ka ardhur me një tjetër projekt muzikor, “Për ju”, të cilin e ka publikuar para pak ditësh. Kjo duket të jetë bërë për qëndrimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, momentet që ka kaluar e po ashtu edhe për gjetjen e një miku të ngushtë si balerinin, Ilir Shaqiri. Videoja gjithashtu përfshin momentet më të mira të këngëtarit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Rikujtojmë se, lidhur me puthjen mes Ilirit dhe Arjolës ka reaguar dhe bashkëshortja e balerinit, Emanuela. Në një lidhje për “Wake Up” ditën e sotme, ajo u shpreh:

Më bëri më tepër përshtypje të gjitha komentet që lexova. Arjola është aktore, Iliri është balerin, artist dhe ai, ka qenë dhe aktor. Ajo ishte një puthje skenike, komentet na vranë më shumë. Edhe unë kam qenë aktore dhe kam puthur shumë burra. Ajo ishte një puthje brenda një filmi dhe nuk ka asnjë vlerë. Njerëzit shkruajnë çdo gjë, por nuk është korrekte kjo.