Lifestyle

Si të kaloni kohë cilësore me fëmijët gjatë fundjavës!

Fundjava mund të jetë i vetmi moment kur familja është e gjitha bashkë ndaj është edhe koha më e mirë për të krijuar disa aktivitete dhe situata që të argëtojnë dhe krijojnë një lidhje më të fortë mes jush dhe fëmijës suaj. Nëse koha është e mirë, familja mund të kalojë kohë në natyrë duke provuar disa nga ushqimet e preferuara të shpejta që fëmijët i kërkojnë zakonisht.

Rrëmuja në kuzhinë gjatë fundjavës mund të luajë rol të rëndësishëm në lidhjen e fortë mes fëmijës dhe prindit. Përfshije në gatim dhe përgatisni pjatat bashkë. Fëmija do të ndihet i lumtur, i përfshirë dhe do e shijojë ushqimin më shumë se zakonisht.

Mund të luani me lodrat e tyre të preferuara, mund të krijoni puzzle, mund t’i tregoni lojën tënde të preferuar gjatë fëmijërisë dhe t’ia mësosh. Zgjidh filmin e preferuar të fëmijës. Ndërto një ambient të bukur ndryshe nga zakonisht për ta bërë eksperiencën akoma më të veçantël. Prezantojini ata me një libër të ri dhe nisni ta lexoni bashkë.