Lifestyle

Si të ruani bojën që ju ka tepruar për ta përdorur përsëri?!

Nëse keni ende bojë muri pas lyerjes dhe dëshironi ta ruani për ripërdorim, letra e aluminit mund t’ju ndihmojë ta mbani ngjyrën edhe për një periudhe të gjatë. Letra e aluminit është një nga artikujt më të gjithanshëm që mund të keni në shtëpinë tuaj. Ka përdorime të shumta që nuk kanë të bëjnë me ushqimin për të cilin përdoret më shpesh. Mund të jetë gjithashtu e dobishme kur jeni duke lyer, pasi mund të përdoret në mënyra të shumta gjatë procesit të lyerjes.

Në fakt, mund ta përdorni një copë flete për ta ruajtur bojën e mbetur dhe për ta mbajtur atë të freskët dhe të lëmuar. Vendosja e letrës së aluminit mbi bojë përpara se ta vendosni kapakun në kovë, ndihmon në parandalimin e formimit të një shtrese në sipërfaqe, pas formimit të të cilës mund të jetë e vështirë ta hiqni dhe të arrini te boja e përdorshme poshtë saj.

Vendosja e letrës së aluminit sipër bojës përpara se ta mbyllni kovën, do të ndihmojë në parandalimin e oksidimit të bojës dhe formimit të asaj shtrese, duke e mbajtur bojën në gjendje të mirë. Nëse jeni të sigurt se kapaku është ngjitur mirë, mund ta ruani kovën me kokë poshtë për të parandaluar formimin e një shtrese të padëshiruar sipër. Kur të jeni gati të përdorni përsëri bojën, thjesht hiqni kapakun dhe hiqni letrën e aluminit.