Auto & Moto

Sa kohë i duhet një makine të lyhet, flet specialisti i Bugatti!

Kur bëhet fjalë vetëm për lyerjen e makinës, duhen rreth 600 deri në 700 orë pune. “Lyerja e një makine hiper-sportive kërkon jo vetëm ekspertizë të jashtëzakonshme, por edhe angazhim dhe ambicie për të përmbushur gjithmonë standardet e cilësisë së lartë që ka marka”, thotë Simon Vetterling, specialist i bojërave të makinave Bugatti.

Përpara aplikimit të shtresës së parë të bojës, specialistët e Bugatti do të inspektojnë çdo centimetër të makinës në detaje, në fakt inspektohet e gjithë sipërfaqja. Më pas fillon ngjyrosja. Tashmë janë shpenzuar 100 orë për të dhe 100 të tjera nevojiten për përgatitje, duke përfshirë procesin e aplikimit të bojës transparente dhe lyerjes së dytë. Vetëm atëherë fillon aplikimi i shtresës së parë të bojës.

Pasi janë lyer të gjitha panelet e automjetit, fillon një kontroll i ri. Gjithçka shikohet, nga hija deri te çdo papërsosmëri. E njëjta nuancë duhet të arrihet në materiale të ndryshme, pjesë metalike dhe karboni dhe kjo ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u arritur. Faza tjetër është lustrimi i makinës. Ajo zgjat katër ditë. Më pas një tjetër kontroll që zgjat edhe dhjetë orë të tjera. Vetëm atëherë makina mund të marrë “notën kaluese” dhe “dritën jeshile” për dorëzim.

Rikujtojmë, se së fundmi Bugatti u bashkua edhe një herë me prodhuesin austriak të orëve inteligjente dhe prezantoi një seri të kufizuar të orëve të dorës të destinuara për atletët dhe aventurierët. Tregu i orëve inteligjente është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit dhe ka vënë në dispozicion teknologjitë e avancuara për një segment më të gjerë të popullsisë. Kur bëhet fjalë për Bugatti dhe VIITA, nocioni i disponueshmërisë duhet të merret me rezervë.