Health & Beauty

Si të shpëtoni nga dhimbjet në pjesën e qafës…

Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend. Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike. Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët.

Qëndrimi i gjatë ulur në pozicion jo të drejtë, gjumi në jastëk të papërshtatshëm dhe stresi kontribuojnë në dhimbjet e qafës. Muskujt e qafës është e nevojshme të tendosen çdo ditë në mënyrë që të pengohen dhimbjet në atë pjesë, të cilët kryesisht janë pasojë e qëndrimit jo të drejtë. Me vaj të vakët të lule basanit fërkoni butësisht pjesën e qafës. Mbi qafë vendosni leckë liri. Më së miri është të flini me të dhe do të keni rezultate.

Ilaç i mirë është edhe lakra. Me fletën e freskët të lakrës mbështillni pjesën e qafës ku keni dhimbje dhe mbajeni tërë natën. Kjo është e mirë edhe për dhembjet e nyjave dhe për pjesën e poshtme të kurrizit. Ndërkaq, jastëku ortopedik po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe është e rëndësishme që të dini të flini në të siç duhet.

Ne kalojmë një të tretën e jetës sonë duke fjetur dhe duhet ta përdorim këtë kohë siç duhet në mënyrë që trupi ynë të mund të rikuperohet mirë për ditën tjetër. Jastëkët ortopedikë janë bërë aleatët më të mirë në këtë. Gjithnjë e më shumë njerëz po lënë mënjanë jastëkët me pupla. Puplat janë një habitat i preferuar i molave të shtëpisë, sekrecionet e të cilave mund të shkaktojnë reaksione alergjike.