Celebrities Gossip Showbiz

Siç do të bënte një shok i vërtetë, Flori i del në krah Fifit!

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Fifit i ranë të fikët live pas një diskutimi që po bënte me opinionisten Balina Bodinaku. Teksa, këngëtarja po kërkonte të largohej nga shtëpia, gjendja e saj emocionale u rëndua duke i rënë kështu të fikët. Pasi e mori veten, Fifi vendosi të mos largohej nga shtëpia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe miku i ngushtë i këngëtares, kantautori i njohur i tregut tonë muzikor, Flori Mumajesi. Siç do të bënte një shok i vërtetë, Flori ka dalur publikisht në mbështetje të Fifit. Teksa ka kompozuar së bashku me Brunon këngën me mesazhin e fuqishëm që kjo e fundit krijoi brenda shtëpisë dhe e ka publikuar, ai ka shkruar:

E dua zërin tënd… Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat… Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të jemi dot kurrë…

Jo pak herë është përfolur në media për një lidhje të mundshme mes kompozitorit Flori Mumajesi dhe Fifit. Ata e kanë ‘mbajtur lojën’ dhe vazhdimisht kanë hedhur postime për njëri-tjetrin që ka shtuar dyshimet. Megjithatë, tanimë është kuptuar se mes tyre ka vetëm shoqëri dhe asgjë më shumë.

Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer, shpesh është përfolur për një bashkëpunim dhe në një bisedë me Monikën, Fifi na ka treguar një detaj shumë interesant që nuk e dinim rreth artistëve. Teksa kanë diskutuar për Florin, Fifi ka zbuluar arsyen pak të çuditshme se përse nuk e ka publikuar atë bashkëpunim.

Fifi ka treguar se kënga nuk është publikuar sepse ajo “ka 100 kile tek ai klip” dhe Flori shqetësohet se mos ajo duket keq.