Aktualitet

Situatë kritike nga zjarret në Gjirokastër, evakuohen banorët e tre fshatrave!

Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur.

Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen 3 fshatra, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet mjaft kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.

“Është një situatë shumë e vështirë, vatrat e zjarrit janë lokalizuar në zona të ndryshme dhe nuk është e lehtë të vihen nën kontroll. Kemi një humbje jete, me pak fjalë duhet evakuim në këto 3 fshatra. I bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshati. Do t’i përqendrojmë të gjitha forcat për të shmangur dëmtimet. Ju lutem të bashkëpunojmë”, tha Peleshi.