Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili nga banorët mendoni se do të lërë shtëpinë e BBV këtë javë?

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët kanë mbushur tashmë më shumë se 100 ditë qëndrimi të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa edhe rreth 1 muaj na ndan nga finalja e madhe, rrethi sa vjen e po ngushtohet dhe emocionet bëhen akoma edhe më të mëdha.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili nga banorët mendoni se do të lërë shtëpinë e BBV këtë javë?’ Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar:  Liam 32%, Erjola 17%, Françeska 16%, Heidi 16%, Roza 12% dhe Romeo 7%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Ishte Liam Mandiaro, banori i cili përfundoi mbrëmë rrugëtimin e tij në Big Brother, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh. Në një nominim të fortë mes Erjolës, Françeskës, Heidit, Romeos, Rozës, Liami ka marrë më pak vota duke dalë nga shtëpia. I pyetur se kush mund ta fitojë Big Brother, Liami tha Juli.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cili nga banorët mendoni se do të zgjidhet lider i shtëpisë së BBV?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.