Showbiz

Sot 6 vite pa Dr. Florin! Ja si e kujton miku i tij Landi Hysi

Si sot 6 vite më parë u nda tragjikisht nga jeta këngëtari i ndjerë, Dr.Flori. Artisti i njohur shqiptar la pas një dhimbje të thellë tek familjarët e të afërmit e tij. Në këtë ditë të trishtë, miku i tij, Landi Hysi, e ka kujtuar Dr.Florin me disa fjalë rrëqethëse.

Landi ka publikuar në Instagram një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës: “Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, ka shkruar Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas hite që dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin “West Side Family”.

West Side Family, a homage concert for Dr. Florin - Instagramming

3 vite më parë Landi dhe Armiri publikuan këngën “Beso” në nder të Dr.Florit. Kujtojmë, se Dr.Flori ishte baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit.