Celebrities Gossip Showbiz

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”! Ja ku mund ta ndiqni LIVE!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube, në linkun e mëposhtëm.

Sot në 21:00 në “Big Brother Vip” :

Jetmiri-Egla, a do të largohet ai nga shtëpia?

“Ku e ke marrë këtë siguri?”, Juli hedh dyshime mbi Romeon!

Në mbrojtje të Romeos, a po i del Heidi kundër Eglës?

Meriton vs Juli, Ilnisa ‘molla e sherrit’?

Liamit do t’i realizohet dëshira më e madhe

Kush do të shkojë në televotimin e së shtunës?