Showbiz

Spice Girls në një bashkëpunim me Naughty Boy?!

Sapo është folur për ribashkimin e “Spice Girls” dhe fansat janë të ekzaltuar, por ende nuk është thënë asgjë konkrete për të ardhmen e tyre, ose për projekte muzikore.

Naughty Boy deklaroi për “Metro” se ka komunikuar me vajzat e grupit; Posh, Baby, Ginger, Scary, dhe Sporty, për të realizuar një bashkëpunim.

Naughty Boy tha se është pranë përfundimit të albumit që pritet të dalë në prill ose në maj dhe do të ishte i nderuar nëse do të kishte një këngë edhe me “Spice Girls”.

Këngëtari britanik nuk është i ri në këtë drejtim, pasi ka pasur bashkëpunime të arrira edhe me Beyonce, Zayn Malik e Sam Smith.