Aktualitet

Statuti i PD, Gjykata e Tiranës: Do të pritet vendimi i formës së prerë!

Prej ditësh vijojnë përplasjet brenda PD për shkak të vendimeve të dy gjyqtarëve, njëri prej të cilëve njeh Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryetari Lulzim Basha ndërsa tjetri njeh Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Për këtë arsye, gjykata e Tiranës ka sqaruar vendimet e marra nga Blerina Muça dhe Agron Zhukri për Partinë Demokratike duke thënë se do të pritet vendimi i formës së prerë.

“Në të gjitha rastet, pavarësisht vendimmarrjes së znj. Muça, vijimësia e procedurës administrative të çështjes Nr. 222 Akti, do ti nënshtrohet parashikimeve të Vendimit Nr. 222, date 06.11.2019 “Mbi formën e prerë të vendimeve” të Këshillit të Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça ka vendosur pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021. Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa kërkesa do të gjykohet nga Blerina Muça.

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi:

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke regjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

-Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”