Celebrities Gossip Showbiz

Sukseset e këtij djali nuk kanë të ndalur! Kënga e Ylli Limani dëgjohet edhe nga Kourtney Kardashian…

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Para pak kohësh, këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

E duket se ky mini-album është pritur shumë mirë nga ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së tij, duke kaluar miliona klikime, por ky nuk është suksesi i vetëm. Pak më parë, teksa influencuesja e njohur Kourtney Kardashian ka shpërndarë videon e bërë virale teksa ushtarët ukrainas ndahen nga të dashurat e tyre për të shkuar në luftë, një video me të vërtetë emocionuese ku në sfond është vendosur kënga e këngëtarit tonë, ‘Vonë’.

Këtë e ka bërë me dije vetë Ylli me anë të një Instastory.

Para publikimit të EP-së,  Ylli dhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Kishte kohë që lajmërohej si projekt, por na u desh të prisnim pak për të dëgjuar “As 1 minut” nga dyshja e artistëve dhe mund të themi me plot gojë se ja vlejti. Vetëm brenda pak ditësh kënga arriti të kalojë 2 milion klikime. Në këtë projekt, Ylli dhe Ermali na kanë sjellë dhe një surprizë shumë të veçantë me modelen e njohur, Vildane Zenelin në klip si modele.