Showbiz

“Sweet But Psycho” e Ava Max një ndër këngët më të bukura të vitit

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka korrur shumë sukses përgjatë këtij viti në karrierën e saj muzikore si asnjëherë tjetër.

Prestigjosia “New York Times” e ka përfshirë projektin e saj muzikor “Sweet but Psycho” në listën e 54 këngëve më të bukura të vitit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Ava ka shprehur mirënjohjen e saj rreth këtij vlerësimi duke theksuar se ka 15 vite që lufton për ëndrrën e saj për tu bërë një këngëtare e suksesshme.