Lifestyle Travel

Sydney rrëzohet nga ‘froni’ pas 100 vitesh, ja qyteti më i populluar i Australisë!

Për herë të parë që nga shekulli i 19 Melburni ka kaluar Sydney si qyteti më i populluar i Australisë. Sydney e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet. Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton. Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh, 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar. Ndryshe nga Sydney, Melburni e mirëpret diversitetin. Kjo nuk është hera e parë që Melburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë. Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Melburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905.

Melburni ka pasur një vit mbresëlënës dhe ka lënë shumë mbresa tek vizitorët në vitin 2022. Një nga lagjet e tij është cilësuar si lagjia më ‘cool’ në Australi. Më pas iu dha titulli i qytetit më miqësor ndaj LQBTQIA+ në Australi (dhe i katërti në mbarë botën). Gjithashtu, një barist i Melburnit u kurorëzua edhe kampion i “World Barista Competition”. Tani, Melburni është shpallur qyteti më miqësor në botë. Melburni triumfoi mbi 23 nga qytetet më të vizituara anembanë globit (përfshirë Sidney) për qytetin më miqësor në botë.