Showbiz

Tayna takim me Malumën, a do të ketë një bashkëpunim mes tyre?!

Ditën e kaluar menaxheri Xhani Demika ka ndarë në rrjetin social Instagram videon e takimit të Taynës dhe Malumës.

Reperja nga Kosova së bashku me miqtë e saj kanë shijuar koncertin e tij në Cagliari të Italisë por janë fjalët e menaxherit të cilët po na bëjnë konfuzë.

“Ju thash që është i vërtetë bashkëpunimi Tayna-Maluma” ,-thotë ai teksa drejton kamerën nga dyshja të cilët po fotografohen.

“Ja dhe takimi i shumëpritur, Çfarë po ndodh?”, -shkruan ai në diçiturën e fotos. Kjo nuk është hera e parë që janë ngritur spekulime rreth një takimi mes tyre pasi edhe pak kohë më parë Tayna ka publikuar një video ku po kërcente nën ritmet e këngës së Malumës ndërkohë që ky i fundit nuk ka hezituar për t’i dhënë ‘like’.