Showbiz

Të bashkuar apo të ndarë?! Liam Payne dhe Cheryl mashtrojnë publikun

Vetëm pak ditë më parë miqtë e tyre të ngushtë konfirmuan për portale të ndryshme online se lidhja e tyre e gjatë e dashurisë ka ardhur drejt fundt.

Edhe pse nuk janë të martuar, çifti i këngëtarëve ka një djalë të vogël dhe e vetmja gjë që u ka munguar është zyrtarizimi i lidhjes së tyre në martesë.

Kjo e fundit nuk dihet nëse do të ndodhë apo jo pasi miqtë e tyre këmbëngulin se ata shumë shpejt do të ndahen nga njëri-tjetri. Angazhimet e tyre profesionale po i largojnë çdo ditë e më shumë dhe momentalisht po qëndrojnë bashkë vetëm për shkak të djalit të tyre 11 muajsh.

Megjithëse mbrëmjen e kaluar në “Brit Awards” atmosfera e tyre në çift ishte krejtësisht e kundërta. Ata janë përkëdhelur e përqafuar duke u shfaqur shumë të lumtur në tapetin e kuq si edhe gjatë eventit.

Në një intervistë, Cheryl është shprehur se jeta e tyre seksuale është në periudhën e saj më të mirë dhe kjo deklaratë i ka bërë të gjithë të dyshojnë. Një pjesë e mirë e publikut janë shprehur në Twitter ata po shtiren pasi në të vërtetë nuk janë të lumtur.

Cheryl po e bën këtë vetëm për karrierën e Liam-it dhe që ai të mos shfaqej i vetëm në tapetin e kuq duke bërë një figurë të keqe.