Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle Travel

Të udhëtosh nga Britania në Itali vetëm për të shijuar një picë me kosto më të ulët, i riu bëhet viral në rrjet!

Një djalë në Britaninë e Madhe fluturoi për në Itali dhe bleu një picë me një kosto më të ulët se sa do t’i duhej për një porosi në vendlindjen e tij. I riu i quajtur Callum Ryan, vuri re se tarifa e dorëzimit të një porosie të Domino’s Pizza në shtëpinë e tij ishte shumë e lartë. Pas kësaj, ai sfidoi veten që të shkonte fizikisht në një dyqan picash në Itali për të shijuar pjatën.

Përmes një video të postuar në Instagram, ai tregoi se çmimi i Pizza Domino ishte 19,99£, ndërsa e bleu për 17,72 £. Video e postuar në rrjetin e tij social Instagram pati shumë komente interesante, pasi kishte njerëz që e konsideronin “të çmendur”, ndërsa të tjerë që e përkrahnin pasi Napoli është ‘atdheu i picës’.

Callum gjithashtu mori një pije për 5£, megjithatë, ai nuk e përfshiu këtë në llogaritjen e përgjithshme të çmimeve, sepse pijet janë opsionale në Domino’s. Ai arriti në përfundimin se udhëtimi dhe pica i kushtuan të dyja 17.72£, që është 2.27 £ më pak se një picë mesatare në Itali. Disa vunë në dukje se i riu rezervoi vetëm një fluturim me një vajtje dhe do të duhej të shpenzonte më shumë për t’u kthyer në MB.