Ministria e Jashtme iraniane ka minimizuar kërcënimin bërthamor të ngritur nga Garda Revolucionare dhe ka siguruar se armët atomike nuk kanë vend në doktrinën e saj mbrojtëse.
Ushtria islamike kishte paralajmëruar se Teherani mund të ndryshojë politikën e tij përballë kërcënimeve izraelite.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani në një konferencë për shtyp u shpreh se në Teheran “armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit”.
Ndërkohë që shtoi se doktrina bërthamore e Iranit “është mjaft e qartë” dhe se ai “e konsideron përdorimin paqësor të energjisë bërthamore si një të drejtë të patjetërsueshme” të vendit të tij.
“Ne do të vazhdojmë aktivitetin tonë bërthamor për qëllime paqësore dhe këto aktivitete do të vazhdojnë në kuadër të masave mbrojtëse të Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe Traktatit të Mospërhapjes”, siguroi Kanani.
Kujtojmë se, Aharon Haliva, Shefi inteligjencës ushtarake të Izraelit dha dorëheqjen të hënën për dështimin e ushtrisë për të parandaluar sulmin në Izraelin jugor të kryer nga Hamasi më 7 tetor. Haliva bwhet zyrtari i parë i lartë që jep dorëheqjen si përgjegjës për mos-parandalimin e sulmit të Hamasit.
Haliva kishte treguar tashmë se ai do të tërhiqej pas përfundimit të luftës dhe duket se do të mbetet në këtë rol derisa të emërohet një zëvendësues. Gazeta Ynet publikoi letrën e tij të dorëheqjes. Gjenerali i kishte përshkruar ngjarjet e 7 tetorit si “një dështim të inteligjencës ushtarake”.
“Drejtoria e inteligjencës nën komandën time nuk e përmbushi detyrën që na ishte besuar. E mbaj atë ditë të zezë me vete qysh atëherë, ditë pas dite, natë pas nate. Dhimbjen do ta mbaj me vete përgjithmonë”, ka shkruar Haliva në letrën e dorëheqjes.
Haliva kishte thënë publikisht se ai kishte fajin për mosparandalimin e sulmit si shef i Inteligjencës Ushtarake.