Showbiz

Tentoi disa herë vetëvrasjen, “Mini Me” shtrohet në spital

Aktori Verne Troyer, i cili u bë i famshëm me interpretimin e personazhit “Mini Me” në filmin komedi “Austin Powers”, është shtruar në spital pas problemeve të rënda që ka me alkoolin dhe pasi ka tentuar disa herë vetëvrasjen.

Sipas “TMZ”, Trover do të mbahet nën vëzhgim për një kohë të pacaktuar.

Në profilin e Instagram-in të aktorit lexohet edhe një mesazh shqetësues: “Ju kërkojmë që të luteni për Verne. Po kujdesen mirë për të dhe po qetësohet. E vlerësojmë shumë mbështetjen. Do ju mbajmë të informuar këtu”.

Aktori ka pasur probleme me alkoolin dhe duket se nuk po shkëputet nga varësia ndaj pijes. Edhe një vit më parë ai u shtrua në spital për këtë arsye.