Showbiz

Mike Myers ende në zi për vdekjen e mikut të tij Verne Troyer

Aktori i famshëm i cili ka luajtur rolin e Austin Powers ka qenë i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel për të folur rreth largimit tragjik nga jeta të mikut të tij Verne Troyer.

I ndjeri u bë i famshëm pasi luajti në të njejtin film në rolin e Mini Me në dy nga tre seritë e tij. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij vetëm pak javë pasi ishte shtruar me urgjencë në spital në tentativë për vetëvrasje.

“Verne ishte një njeri fantastik, një mik i mirë dhe një individ shumë i apasionuar pas punës dhe aktrimit. Nëse i ofrohej një rol ai i tejkalonte pritshmëritë e të gjithëve” ,tregoi 54-vjeçari Mike i përlotur.

Troyer i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 49-vjeçare vuante nga një anomali në ADN-në e tij nga e cila nuk mund të rritej fizikisht.