Showbiz

Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare “Mini Me”, nuk përjashtohet vetëvrasja

Aktori i famshëm Verne Troyer i cili mori famë nga roli i tij, Mini Me, në filmin Austin Powers në vitin 2002, ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare.

Rreth një muaji më parë ai u shtrua me urgjencë në spital pasi tentoi të vetëvritej ndërsa gjeti vdekjen tragjikisht, orë më parë. Familjarët e aktorit kanë lajmëruar ngjarjen e trishtë nëpërmjet rrjeteve sociale të aktorit por fillimisht nuk u besuan pasi kjo nuk ishte hera e parë që përflitej se Verne kishte ndërruar jetë.

Aktori prej kohësh ishte në depresion dhe nën efektin e vazhdueshëm të alkoolit dhe gjithmonë shprehej se nuk e përballonte dot famën dhe vëmendjen mediatike.

Teksa familjarët dhe miqtë e tij po mbajnë homazhe, ende nuk ka një arsye konkrete për ikjen e parakohshme të Verne Troyer.