#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Armina Mevlani: “Kur isha e vogël doja të bëhesha e famshme”

Ajo e cila u bë pjesë e emisionit #thuajemepepsi këtë të hënë ishte edhe Armina Mevlani, vajza e cila në jetë ka pasur vetëm një qëllim, të bëhej e famshme.

Blogerja është kthyer pas në kohë për të na treguar profesionet e saj ideale të fëmijërisë, aktore, balerinë dhe modele, punë këto që lidhen drejtpërdrejtë me televizionin dhe artin e që automatikisht do ta bënin atë të famshme.

Armina ka theksuar se asokohe edhe pse ëndërronte të ishte një vajzë ekranesh, ende nuk e kishte të qartë rrugën që do të ndiqte në realizimin e tyre. Megjithatë, me përpjekjet, pasionin dhe njohjet e duhura ajo ja arriti qëllimit duke u shndërruar në një nga blogeret më të famshme Shqiptare.