#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, cili është personazhi publik që ka shpërthyer ndaj Ervin Kurtit?!

Të qënit një gazetar showbiz-i, gjithmonë në kërkim të lajmeve më pikante sa i përket vip-ave shqiptarë, nuk është aspak e lehtë. Ervin Kurti ka treguar për dëgjuesit e emisionit #thuajemepepsi se kush ka qenë ajo e cila ka reaguar ashpër kundrejt një lajmi që Ervini ka bërë publik.

E ftuar në “Top Show” kohë më parë, krah gazetarit ka qenë Rovena Dilo e cila gjithashtu është një ndër mikeshat më të mira të Ervinit por që nuk i ka kursyer fjalët e ashpra kundrejt tij.

Ervini është shprehur se Rovena e ka telefonuar pas emisionit duke i bërtitur se përse ai zbuloi publikisht detaje mbi lidhjen e saj private duke theksuar se një mik i saj nuk duhet t’i zbulojë këto marrdhënie private.

Edhe pse bëhej fjalë për mikeshën e tij, puna si gazetar nuk ja kursen të drejtën Ervinit për të bërë pyetje personale në një emision live.