#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Elton Murati: “ky është vendi më i çuditshëm mbi të cilin kam vendosur gjilpërën për të bërë tattoo”

I ftuar këtë të premte në #thuajemepepsi ishte një ndër artistët më të famshëm në Shqipëri për tatuazhet, Elton Murati. Eltoni i cili është sipërmarrësi i “Golden Hands Tattoo Studio” ka zbuluar shumë informacione sa i përket artit të tattoo-ve.

Duke qenë një ekspert i tatuazheve prej vitesh, Eltoni ka treguar se ka nga ato klientë tekanjozë të cilët zgjedhin vende të çuditshme për të bërë tatuazh, megjithatë ka një rast që ai e kujton me shumë emocion.

Një nga vendet më të çuditshme ku ai ka vendosur gjilpërën për të bërë një tattoo është brenda në sy, ekzaktësisht në kornenë e syrit. Eltoni ka treguar për dëgjuesit e emisionit se ky lloj tatuazhi brenda në sy kërkon shumë përgatitje në mënyrën e aplikimit të bojës.  Këtë tattoo ai e ka zhvilluar në Firenze dhe është një ndër punimet e tij më të veçanta që ka realizuar.