#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, Endrit Mertiri zbulon sekretin për të patur një ‘selfie’ perfekte

Fotografi i mirënjohur Endrit Mertiri ka zbuluar për dëgjuesit e emisionit #thuajemepepsi disa detaje rreth fotografisë të cilat shumë nga ne nuk i dimë, kur duam të realizojmë foto të bukura.

Për të gjithë ju që hasni vështirësi në realizmin e një ‘selfie’ perfekte atëherë ndiqni këto këshilla që Endriti i zbuloi gjatë episodit të sotëm.

Të shkrepurit një selfie të bukur nuk është edhe aq e vështirë nga ç’mund ta kishit menduar. Ajo që duhet të bëni është të ndiqni hijen tuaj e të mos i dilni diellit përballë. Sipas Endritit, duhet të qëndroni në hije e ta lini dritën e diellit rreth jush t’ju japi ndriçimin e duhur. Kjo metodë i jep dritë fytyrës suaj aq sa duhet, duke ju bërë të dukeni më energjik e duke theksuar tiparet tuaja (më së shumti sytë).

Një tjetër këshillë lidhet me mbajtjen e kamerës suaj. Nëse gjithmonë e keni mbajtur kamerën tuaj lart duke dashur të theksoni sytë atëherë po gaboni. Endriti është shprehur se kjo është një metodë shumë e parashikueshme që të gjithë nga ne e bëjmë duke menduar se dukemi bukur por në fakt shumicën e rasteve është e kundërta. Pra, qëndroni larg dritës së fortë të diellit dhe mbajeni aparatin tuaj celular ose fotografik paralel me fytyrën.