#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, fituesja e ‘BBA Love Edition’ synon ekranin

#thuajemepepsi programi më i ri në Top Albania Radio plotësoi muajin e parë të transmetimit e nuk mund ta mbyllnim më bukur muajin e parë po të mos flisnim për dashurinë.

Të ftuarit e episodit të 20-të ishin fituesit e ‘Big Brother Albania Love Edition’. Danjeli dhe Fotinia ju bashkuan Dojna Memës përreth një ore ku kanë diskutuar për temën e ditës e jo vetëm.

Çifti, i cili për herë të parë janë shfaqur në media që pas përfundimit të spektaklit, kanë ndarë me dëgjuesit e emisionit detaje sesi ka ndryshuar jeta e tyre pas Big Brother.

Fotini e cila momentalisht është e punësuar ka shprehur për herë të parë dëshirën që ka për të qenë pjesë e ekranit shqiptar. Ajo ka treguar se do të dëshironte të kishte një emision të sajin duke aspiruar të bëhet prezantuese. Fotini ka shtuar se është e aftë që të moderojë çdo format televiziv duke përfshirë ato me tematika politike e deri tek formatet argëtuese për të rinj.