#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Florjan Binaj, fotoreporter kafshësh?!

Tema e episodit të 13-ë të #thuajemepepsi lidhej me punën e ëndrrave dhe profesionet ideale që gjithësecili nga ne ëndërron.

Pjesë e kësaj teme u bë edhe multitalenti Florjan Binaj i cili ka folur për ‘376’ pasionet e tij. Ai ka treguar se në fëmijëri donte të bëhej sportist dhe të përfaqësonte Shqipërinë. Ky pasion u la pas kur Florit i lindi dëshira për t’u bërë piktor. Sigurisht një piktor i pazakontë sepse frymëzim ai merrte nga pikturat abstrakte.

Aktualisht Flori ka zbuluar anën e tij të ndjeshme përkundrejt natyrës dhe kjo lidhet me një profesion të ri si fotoreporter i kafshëve në të gjithë botën.

Mbetet për t’u parë nëse një ditë teksa ndërrojmë kanalet do të mund të shohim një Flor Binaj në “Explorer Channel”. Në mbyllje të intervistës ai gjithashtu shtoi se të gjithë njerëzit duhet të zhvillojnë pasionet e tyre sepse vetëm kështu do të zbulojnë se ç’dinë të bëjnë më mirë.

Siç thotë edhe një shprehje: Nëse bën punën që ke ëndërruar, atëherë s’do të duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde.
Suksese Flor!