#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Niko Komani: “Më në fund Beatrix doli nga ‘veza’ dhe po bëhet femër…”

Në një puntatë ku çdo gjë rrotullohej rreth modës nuk mund tu linin pa u përmendur edhe veshjet më të përfolura të këngëtareve shqiptare në klipe, disa nga të cilat janë stiluar nga vetë Niko Komani.

Puna e tij e fundit, për të cilin ai u shpreh me krenari është veshja e Xhensila Myrtezaj në klipin e saj të ri i cili pritet të publikohet pas pak orësh. Sa i përket këngëtareve të cilat nuk janë veshur nga dora e tij, Niko ka shprehur mendimin personal mbi look-un e tyre ku ndër të tjera ka komentuar edhe atë të Beatrix Ramosaj, “Pa Ndjenjë”.

Stilisti i fashmën është shprehur se klipi i Beatrix është një ndër të preferuarat e tij kjo për faktin se bukuroshja me origjinë kosovare shfaqet ndryshe. Sipas Nikos, në videoklipin e “Pa Ndjenjë” ajo duket më e rritur dhe më e pjekur profesionalisht. Ai e ka krahasuar atë me Miley Cyrus e Shqipërisë kjo për faktin se edhe Trixa ashtu si Miley është në fazën e eksperimentimit duke provuar gjëra të reja në jetën e saj profesionale por edhe në atë private.

“Nuk dua të tregohem ekstavagant por më pëlqejnë gjërat unike dhe seksi. Më pëlqen fakti që Trixa më një fund u rrit, doli nga ‘veza’ dhe po bëhet femër” , është shprehur Niko Komani gjatë intervistës së tij radiofonike.